Një shpërthim masiv ka ndodhur këtë të diel në rafinerinë e naftës Balongan, e cila ndodhet në rajonin Indramayu në Indonezi.
Sipas mediave lokale që citojnë dëshmitarë, shpërthimi është dëgjuar në një rreze të paktën 10 kilometra nga epiqendra.
“Shtëpitë po dridheshin, ndërsa u thyen edhe xhamat”, tha një nga dëshmitarët. Video të shumta janë shpërndarë në rrjetet sociale, të cilat tregojnë zjarrin e madh që ka përfshirë zonën pas shpërthimit të fuqishëm.
Është ende e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.