Në Sheshin Adem Jashari në Mitrovicën e Jugut një person i panjohur ka hedhur një granatë dore e cila ka shpërthyer.
Lidhur me këtë rast, raportohet për persona dëme materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
“Është raportuar se para derës së një kafiterie ka ndodhur një shpërthim i një granate dore që ishte hedhur nga personi i panjohur. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale ne xhamat e asaj kafiterisë dhe dy lokaleve tjera afariste. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona te lënduar. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.