Të paktën 4 persona u plagosën sot nga “shpërthimi kimik” në një bazë raketash në Tajvan, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Instituti Kombëtar tajvanez i Shkencës dhe Teknologjisë Chung-Shan tha se shpërthimi ndodhi në orën 10 të mëngjesit me orën lokale në bazën Jiupeng në qarkun jugor Pingtung.
Një nga të plagosurit është në gjendje kritike, njoftoi uebfaqja zyrtare e lajmeve “Focus Taiwan”. Personat e plagosur po “rendisnin lëndët kimike për shtytje raketore” kur ndodhi shpërthimi.
Autoritetet kanë nisur hetime për shkaqet e incidentit.
Muajin e kaluar, të paktën 9 persona u plagosën në një shpërthim mortajash në vendin ishull gjatë stërvitjeve ushtarake pesë-ditore me municion të vërtetë që mbahen çdo vit.
Shpërthimi ndodhi në një depo municionesh në bazën ushtarake Hsiang Feng në qytetin port verior të Keelung.