Gjashtë persona humbën jetën në një shpërthim në fabrikën Promsintez në rajonin e Samara, njoftoi sot Shërbimi i Emergjencave Ruse për RIA Novosti.
“Për shkak të çmontimit të pajisjeve gjatë punimeve të remontit në punëtorinë e fabrikës Promsintez në Chapajevsk, ka ndodhur një shpërthim, në të cilin janë lënduar tetë persona, gjashtë prej të cilëve u janë nënshtruar plagëve të marra”, tha burimi.
Promsintez është një nga prodhuesit kryesorë të eksplozivëve industrialë në Rusi./FolDrejt/