Një person ka humbur jetën dhe dy janë plagosur nga shpërthimi i gazit që ka ndodhur pasditen e sotme në Krems të Austrisë.
Sipas mediave, ka ndodhur një shpërthim në një fabrikë kimike. Mësohet se nuk ka asnjë rrezik për mjedisin.
Sipas raportimeve jozyrtare, shpërthimi ka ndodhur në korridorin e fabrikës, në momentin kur brenda ndodheshin dy punëtorë. Njëri ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa tjetri mbijetoi.
Në vendngjarje kanë shkuar mbi 60 zjarrfikës, të cilët kanë arritur të lokalizojnë me shpejtësi zjarrin.
Ata theksojnë se në fabrikë nuk ka asnjë rrezik. Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit dhe ka nisur hetimi.