Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 12 janë plagosur rëndë në një shpërthim në një fabrikë metalurgjike në qytetin e Cabreuva në shtetin brazilian të Sao Paulos.
Sipas mediave lokale shpërthimi është shkaktuar nga mbinxehja e pajisjeve dhe se spitalet në zonë janë paralajmëruar se do të ketë një fluks të madh pacientësh të lënduar.
Sipas pamjeve të publikuara në televizionin brazilian, duket se nga shpërthimi fabrika është shkatërruar plotësisht.