Të paktën 10 persona u vranë dhe 118 u plagosën sot në një shpërthim të madh në një magazinë fishekzjarre në jug të Tajlandës, thanë zyrtarët.
Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun e Provincës Narathiwat deklaroi se shpërthimi preku banorët e më shumë se 200 familjeve në një rreze prej rreth 500 metrash, raportoi AP.
Zyrtarët supozojnë se ka ende njerëz të varrosur nën rrënoja.