Një shpërthim ka ndodhur sot në qytetin rus të Shën Petersburgut, duke vrarë blogerin ushtarak pro-Putin, Vladlen Tatarski, shkruan Kulix, përcjell Fol Drejt.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme ruse, supozohet se një nga vizitorët në kafenenë Street Bar solli një mjet shpërthyes në një kuti që shpërtheu gjatë një ngjarjeje të organizuar.
Sipas informacioneve të para, 16 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa blogeri dyshohet se është i vetmi që ka humbur jetën.
Vladlen Tatarski mbajti një leksion në kafene se si të raportosh nga pika e nxehtë dhe çfarë do të thotë të jesh korrespondent ushtarak.
Siç raportojnë mediat ruse, në mesin e të vdekurve ishte edhe blogeri i njohur ushtarak i Pro-Putinit, i cili raportoi nga vija e frontit ukrainas.
Organizatori i ngjarjes gjatë së cilës ndodhi shpërthimi tha se kishte marrë masa sigurie, por ato nuk ishin të mjaftueshme. /FolDrejt/