Rreth 950 hektarë bimësi janë përfshirë në jugperëndim të Francës, në Pyrenees, nga zjarri i parë i madh i këtij viti dhe zjarri “kapërceu kufirin me Spanjën”, njoftuan sot autoritetet franceze.
Rreth 300 persona që u evakuuan pasditen e së dielës mundën të kthehen në shtëpitë e tyre, deklaroi prefektura e policisë lokale, duke shtuar se zjarri ende nuk është shuar, por situata është nën kontroll, përcjell Fol Drejt.
Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin do të vizitojë sot zonën e prekur, ku janë dërguar 500 zjarrfikës.
Thatësira në pjesën lindore të Pirenejve, e lidhur me ngrohjen globale, ka shkaktuar mungesë të ujit të pijshëm në disa fshatra që nga e premtja, dhe fermerët kanë frikë për mbijetesën e të korrave të tyre./FolDrejt/