Trembëdhjetë persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në një seri shpërthimesh në qytetin Donetsk, të drejtuar nga separatistët në Ukrainën lindore, sipas kryebashkiakut të tij të mbështetur nga Rusia.
Donetsk është nën kontrollin e autoriteteve përfaqësuese të Rusisë që nga viti 2014. Ata kanë akuzuar vazhdimisht forcat ukrainase për shënjestrimin e qytetit.
Konfirmimi i pavarur është i vështirë për t’u arritur në terren në zonat lindore të mbajtura nga rusët. Megjithatë, autoritetet lokale thanë se nëntë predha 150 mm u qëlluan në rrethin Kuibyshevsky të Donetsk, nga një fshat në perëndim të qytetit.
Udhëheqësi lokal Denis Pushilin akuzoi Ukrainën se synoi qëllimisht civilët në një stacion autobusi, një dyqan dhe një bankë.
Edhe pse forcat ruse kanë kapur zona të rajonit të Donetskut më në jug që nga fillimi i pushtimit në shkurt, ato kanë luftuar për të larguar ushtrinë ukrainase nga periferitë e vetë qytetit.
Forcat ukrainase kanë nisur kundërofensiva në jug, si dhe në verilindje dhe përparimi i tyre më dramatik ka ardhur këtë muaj në rajonin verior, Kharkiv.