Një seri shpërthimesh kanë tronditur një fabrikë ushtarake municionesh në Serbinë qendrore, duke detyruar evakuimin e banorëve aty pranë. Shpërthimet ndodhën të premten në një depo municioni të fabrikës Sloboda në Çaçak, rreth 140 kilometra në jug të Beogradit.
Shpërthimet shkaktuan një zjarr të madh që ndriçoi qiellin e natës mbi qytet. Asnjë lëndim nuk është raportuar deri më tani në incident, por disa punëtorë dhe banorë u evakuuan në panik të menjëhershëm. Policia thotë se ata kanë mbyllur zonën dhe kanë bllokuar rrugët në Çaçak.
Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin tha në një deklaratë se situata është “nën kontroll” dhe “gjithçka është e sigurt”, raporton Euro News, percjell Foldrejt.com