Sipas të dhënave të fundit, krismat e dëgjuara mbrëmë në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri janë shkaktuar nga mjetet piroteknike.
Këtë e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Sipas policisë, krismat janë dëgjuar si pasojë e shpërthimeve të mjeteve piroteknike, e për rrjedhojë, nuk ka pasur as dëme e as ankesa për diçka të tillë. Besohet se ato janë përdorur gjatë një feste.
“Jepi Zë” raportoi mbrëmë se kanë ndodhur dy shpërthime të fuqishme në veri të Mitrovicës, në një lagje me shumicë shqiptare./FolDrejt/