Tre bomba tronditën kryeqytetin afgan Kabul duke vrarë të paktën 10 vetë dhe duke e zhytur qytetin në errësirë, ka thënë një zëdhënës i qeverisë Afgane, raporton Al jazeera, transmeton FolDrejt.com.
Dy bomba shpërthyen në vende të ndara të një lagjeje perëndimore të Kabulit të Martën vonë, duke vrarë të paktën 10 vetë dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, tha zëvendës zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Said Hamid Rushan.
Një bombë e tretë dëmtoi rëndë një stacion të rrjetit elektrik në veri të Kabulit, tha Sangar Niazai, një zëdhënës i departamentit qeveritar të furnizimit me energji elektrike.
E para shpërtheu afër shtëpisë së një udhëheqësi të shquar të Hazara-s, Mohammad Mohaqiq, dhe para një xhamie Shia. Shumica e Hazarave janë myslimanë Shiitë. Bomba e dytë synonte gjithashtu një minivan por Rushan tha se detajet ishin akoma duke u mbledhur.
Policia rrethoi të dy zonat dhe hetuesit po shoshitnin rrënojat.
Filiali i ISIL (ISIS) që vepron në Afganistan më parë i ka shpallur luftë myslimanëve Shiitë të pakicave, të cilët përbëjnë afërsisht 20 përqind të kombit mysliman suni me shumicë prej 36 milion njerëz.
Filiali i ISIL më parë mori përgjegjësinë për disa sulme në maj në stacionet e furnizimit me energji elektrike të Afganistanit në Kabul dhe në disa provinca të tjera. /FolDrejt/