Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier është shprehur i tronditur për shpërthimet që ndodhën në veri të Kosovës.
Hovenier në platformën “X” ka shkruar se i dënon këto akte dhune, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë.
“Jam i tronditur thellë kur lexova raportet e mjeteve shpërthyese të përdorura në disa vende të Kosovës. Ne i dënojmë këto akte dhune dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”, ka shkruar Hovenier.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka theksuar se hedhja e granatës së dorës nga grupet kriminale nuk mund të zmbrapsë drejtësinë.