Pjesëtarët e Helmetave të Bardha që po luftojnë për të shpëtuar njerëzit e varrosur nën rrënoja në zonat e kontrolluara nga rebelët në Sirinë e goditur nga tërmeti, kanë apeluar për ndihmë ndërkombëtare në “garën e tyre kundër kohës”, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Anëtarët e parë nga grupi që u formua një dekadë më parë për të shpëtuar jetët e civilëve gjatë luftës civile në Siri, dolën në veprim herët të hënën, kur një tërmet me magnitudë 7.8 tronditi Turqinë dhe Sirinë.
“Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit duhet të vijnë në rajonin tonë”, tha Mohammed Shibli, një zëdhënës i grupit të njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë.
“Njerëzit po vdesin çdo sekondë; jemi në një garë me kohën”, tha ai nga Turqia fqinje. “Ne i kërkojmë komunitetit ndërkombëtar të mbajë përgjegjësitë e tij ndaj viktimave.” /FolDrejt/