Një pjesë e kontingjentit të shpëtimtarëve izraelitë u larguan sot nga Turqia për shkak të kërcënimit të sigurisë.
Anëtarët e organizatës izraelite të shpëtimit “United Hatzalah” konfirmuan se ata u detyruan të largoheshin nga Turqia për shkak të “kërcënimeve konkrete” nga Siria fqinje dhe trazirave gjithnjë e më serioze në Turqi të shkaktuara nga zemërimi i popullatës lokale për reagimin joadekuat të qeverisë turke pas shkatërrimit nga tërmeti, raporton Times of Israel.
“Ekipi izraelit i urgjencës United Hatzalah po përfundon misionin e tij në Turqi dhe po kthehet në Izrael herët për shkak të kërcënimeve të sigurisë,” njoftoi organizata përpara se anëtarët e saj të largoheshin nga Turqia me avionin e miliarderes izraelito-amerikane Miriam Adelson./FolDrejt/