Në brigjet libiane të Mesdheut janë shpëtuar 164 refugjatë të cilët rrezikoheshin të mbyteshin në det të hapur, informon foldrejt.com. Bëhet fjalë për ditën e enjte, ku nga dy akcione shpëtimtare u shpëtuan 69 dhe 55 persona respektivisht. Shtuar këtu edhe ekuipazhin e anijes. Ata udhëtonin me anijen humanitare ‘Open Arms’ në drejtim të Europës si emigrantë.
Në bordin e anijes “Open Arms” ka edhe dy foshnja dhe rreth pesëmbëdhjetë gra në mesin e një grupi prej 55 personash të cilët u shpëtuan të enjten, ndërsa gomonia me të cilën udhëtonin po mbushej me ujë dhe rrezikonte të fundosej.
OJQ-ja spanjolle “Proactiva Open Arms’’ njoftoi të premten se kishte identifikuar në mesnatë një gomone në vështirësi. Në bord ndodheshin 69 persona me shenja dhune, përfshirë dy fëmijë dhe një grua shtatzënë.