Një ndërtesë u përfshi nga zjarri të enjten, në lagjen Tophane të Prishtinës.
Ekipet emergjente arritën ta boshatisin atë nga banorët, së fundi edhe një fëmijë që shpëtoi pa dëme serioze shëndetësore.
E ato materiale, shihet se janë të mëdha nga flakët. Shkaqet e zjarrit nuk dihen, njofton Klan Kosova.
Kurse zjarrfikësit, pasi e lokalizuan, arritën të fikin zjarrin.
Vendi i ngjarjes për disa orë u bllokua për qarkullim.