Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

ShPQK shënon “Dita ndërkombëtare e grave rurale”: Gratë rurale, forca kryesore e zhvillimit ekonomik

2 vjet më parë
in LAJME
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Igballe Esati nga Pojata e Ferizajt është një nga fermeret që kishte filluar me këtë profesion me një lopë dhe që brenda një periudhe shumë të shkurtër arriti të ketë 11 lopë dhe 7 viça. Madje bashkëshortin e punësuar në ndërtimtari e kishte tërhequr dhe ta angazhojë në fermën e saj. Ajo thotë se si familje ekonomikisht ka arritur të pavarësohet.

Këtë rrëfim e shpalosi në “Dita ndërkombëtare e grave rurale” e cila është shënuar në ambientet e Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë në Prishtinë me mbajtjen e një tryeze, organizuar nga Shoqata e Prodhuesve e Qumështit e Kosovës (ShPQK), me qëllim që këtyre grave tu shprehet respekt dhe theksohet rëndësia e punës së tyre dhe kontributit buxhetor jo vetëm familjar, por edhe shtetëror si dhe rolit të shumëfishtë që kryejnë.

Në këtë tryezë theksi ishte pavarësia ekonomike e grave, shoqërimi dhe stimujt për fillimin e biznesit. Gratë rurale luajnë një rol kyç në zhvillimin e bujqësisë, në krijimin e ushqimit të sigurt dhe uljen e varfërisë. Kanë shumë role të tjera, por këto i veçoj si më të rëndësishmit.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Në emër të shoqatës se prodhuesve të qumështit, Koordinator Milazim Makolli, u ndal te historiku i kësaj dite të cilën e themeloi shoqëria civile në vitin 1995. Ndërsa ditë zyrtare është viti 2007 nga OKB.

“Kjo ditë për herë të parë u festua në datën 2008. Mesatarisht gratë përbëjnë më shumë se 40 % të fuqisë punëtore, bujqësore në vendet në zhvillim. Më pak se 15% e pronarëve të tokës në mbarë botën janë gra. Gratë përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të fuqisë punëtore bujqësore dhe luajnë rol të rëndësishëm në prodhimin bujqësor”, tha Makolli.

Ai ndër të tjera tha se institucioni që ai përfaqëson, merret me organizimin e trajnimeve në menaxhimin e fermës dhe mbështetjen e pikave grumbulluese me pronare gra.

“40 gra përfituese të makinave mjelëse. Në bazë të mbështetjes së ambasadës kanadeze janë tri pika grumbulluese të grave pronare që janë vetëmenaxhuese dhe vet ushqyese të familjeve ku disa prej tyre gjatë luftës u kanë humbur bashkëshortët e ku në këto tri pika janë mbi 100 fermerë që bashkëpunojnë”, tha ai lidhur me mbështetjen institucionalë që ato gëzojnë.

Sa i përket barazisë gjinore, Emine Kelmendi, nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural udhëheqëse e njësisë për të drejtat e njeriut dhe mbrojtja nga diskriminimi, inkurajoi gratë të merren me bujqësi, sepse MBPZhR-ja ka thjeshtësuar kriteret për aplikim dukshëm, duke iu ofruar edhe këshilla ligjore në çdo kohë.

“Jemi në hartim të politikave për vitin e ardhshëm të programeve të ndryshme kryesisht të subvencioneve. Jeni zë i arsyeshëm për çdo çështje ta ngritin”, tha Kelmendi.

Ajo tha se ministria kushton vëmendje të madhe grave fermerë që punojnë dhe fuqizojnë ekonomin familjare në zonën rurale.

“Ndër shekuj gratë kanë ruajtur shtëpinë, integritetin tonë, kanë fuqizuar familjen dhe shtetin. Jemi në hartim të politikave për vitin e ardhshëm të programeve të ndryshme kryesisht të subvencioneve. Mbesim të hapur për çdo çështje që ngritin apo rekomandim”, tha ajo.

Përfaqësuesja Gratë për Gratë, Ardiana Maraj, tha se përpjekjet për të mbështetur gratë sipërmarrëse në sektorin rural do të vazhdojnë. Ajo njoftoi për projektet e hapura të fazës së katërt dhe inkurajoi gratë pjesëmarrëse të aplikojnë për grante.

“Kriteri i tokës është hequr” që ka qenë problem i madh.

Kujtim Uka drejtor i Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë, duke iu referuar Dita Botërore e Ushqimit e cila festohet në të gjithë globin më 16 tetor çdo vit, thekoi se kjo ditë synon të trajtojë urinë globale dhe të përpiqet të çrrënjosë urinë në të gjithë botën.

Ai më shumë u ndal tek siguria e ushqimore planin global të cilës duhet kushtuar vëmendje e posaçme.

Ai tha se përveç temperaturave të sigurta të gatimit kujdes duhet kushtuar edhe larjes dhe shpëlarjes së produkteve por edhe higjienës së duarve.

“Ushqimet e gatuara siç duhet ndihmojnë në eliminimin e baktereve të dëmshme. Andaj duhet përdorë një termometër ushqimor për të siguruar që ushqimet të arrijnë temperaturën e brendshme të duhur. Gjithashtu larja e plotë e produkteve të freskëta dhe përdorimi i ujit të pastër ndihmon në uljen e rrezikut të konsumimit të ndotësve. Ndërsa larja e rregullt e duarve me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda minimizon përhapjen e baktereve dhe viruseve”, tha Uka.

Ndërsa sfidat e sigurisë ushqimore ai i sheh në botën e ndërlidhur që e bënë më sfidues monitorimin dhe rregullimin e sigurisë së produkteve ushqimore të importuara dhe të eksportuara.

15 tetori shënohet Dita Botërore e Gruas Rurale, e cila synon njohjen e kontributit dhe rolit që gratë nga zonat rurale kanë në komunitet, duke përmirësuar jetën dhe mirëqenien në tërësi.

Dita Botërore e Gruas Rurale u caktua në vitin 1995 nga organizatat e shoqërisë civile në konferencën e katërt botërore për gratë në Pekin dhe u shpall ditë zyrtare në vitin 2007 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. /FolDrejt/

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Vladimir Putin i Rusisë viziton ‘mikun e dashur’ Xi Jinping në Kinë

Lajmi tjetër

Ronaldo sërish e gjeti rrjetën në një ndeshje të vlefshme për kualifikimet e Euro 2024

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM