“Vendi ynë dhe e ashtuquajtura lidershipi ynë talleshin me Putinin. Retorika ishte kaq budallaqe. Ata gati e detyruan atë ta fillonte”, tha Donald Trump, duke pretenduar se lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte president.
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sugjeruar se SHBA-të janë përgjegjëse për fillimin e konfliktit në Ukrainë, raporton Newsweek, transmeton Fol Drejt.
Trump tha në një intervistë për “Zërin e vërtetë të Amerikës” se “retorika e trashë” e presidentit amerikan Joseph Biden “detyroi” Presidentin e Rusisë të dërgonte trupa në Ukrainë./FolDrejt/