Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është drejtuar popullit të tij me një video-mesazh, ku ka folur për ditën e sotme, ku pati takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian.
Vuçiq ka thënë se ishte një ditë e vështirë për të, serbët dhe Serbinë.
“Nuk mund të them që shkoi mirë, por po përmbahen nga të gjitha komentet, pasi shpresoj dhe besoj se është e mundur që me ndonjë çudi të arrihet një marrëveshje kompromisi në ditët që janë para nesh. Do të vazhdoj te luftoj për paqe dhe stabilitet. Brenda 48 orëve do t’ua jap të gjitha faktet”, ka thënë ai.
Presidenti serb do të mbajë një fjalim të premten, pasi të kthehet në Beograd nga Brukseli.