Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin tha se shpreson që anëtarësimi i vendit të saj në NATO të miratohet nga Turqia në kohën më të shpejtë.
Marin iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në hyrje të Samitit jo-zyrtar të Liderëve të BE-së i cili mbahet në kryeqytetin e Çekisë, Pragë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në përgjigje të një pyetjeje lidhur me takimin që zhvilloi dje me presidentin Rexhep Tajip Erdogan gjatë takimit të Komunitetit Politik Evropian që u mbajt sërish në Pragë, Marin tha se me presidentin Erdoğan kanë biseduar mbi procesin e miratimit për anëtarësimin e vendit të saj në NATO.
Presidenti Erdogan tha se “Finlanda nuk është ‘problem‘” theksoi Marin e cila vazhdoi më tej: “Ne gjithmonë kemi qenë të pajtueshëm në politikën tonë kur bëhet fjalë për Turqine. Kemi negociuar para Samitit të NATO-s (në Madrid). Tani po përmbushim ato marrëveshje. Shpresoj që Turqia të miratojë në kohën më të shpejtë anëtarësimin tonë në NATO”.
Marin nuk deshi të komentojë rreth bisedimeve mes Suedisë dhe Turqise. “Mendoj se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në të njëjtën kohë në NATO është e rëndësishme, sepse kjo është çështje e sigurisë së veriut të Evropës”, tha ajo./FolDrejt/