Kryetarja e Kuvendit në Malin e Zi, Danijela Gjuroviq, ka thënë se është e tmerruar dhe e prekur thellë nga tragjedia e sotme në Cetinje, e cila siç është shprehur ajo tronditi gjithë vendin.
“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet dhe miqtë e viktimave dhe shpresoj se nuk do të dëshmojmë më kurrë diçka të ngjashme në vendin tonë”, ka shkruar ajo në Twitter.
V. B. 34 vjeçar, ka vrarë sot disa persona në Cetinje, më pas është vrarë. Vijesti, duke cituar burime nga policia dhe prokuroria, ka raportuar se të paktën 10 persona janë vrarë, katër persona janë transportuar në Qendrën Klinike dhe se mes të vdekurve ka edhe të mitur.
Kryeministri Dritan Abazoviq ka njoftuar se Qeveria e Malit të Zi sonte do të shpallë tri ditë zie./21Media