Viola Von Cramon, raportuese e Bashkimit Evropian për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka thënë se nga mesi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit mund të ketë një votim të radhës në Këshillin Evropian për procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët, raporton Fol Drejt.
“Procesi i liberalizimit i vizave do të finalizohet shpresojmë se do të kemi një datë kur do të bëhet liberalizimi. E kam kuptuar që kjo ishte për herë të parë në agjendën e grupit punues të Këshillit të Bashkimit Evropian të enjten e kaluar. Ende nuk është marrë një vendim i qartë do të ketë edhe një votim tjetër, ka mesi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit”, ka thënë ajo para gazetarëve.
“Në prapaskenë po punojmë shumë që ta shohim një vendim pozitiv që qytetarët e Kosovës, e kanë merituar prej kohësh dhe është dashur moti të ndodh, nuk mund t’ua shpjegosh askujt se kur Komisioni Evropian i rishikon vlerësimet që janë jashtëzakonisht pozitive, të gjitha reformat jo vetëm që janë hartuar dhe ratifikuar, të gjitha kriteret janë zbatuar dhe janë përmbushur”.
Cramon ka thënë se shpreson t’iu epet fund vuajteve të kosovarëve, “sepse edhe unë po vuaj sikurse ju!”/FolDrejt/