Shkatërrimi i Amazonës braziliane në katër muajt e parë të këtij viti arriti gjithashtu një rekord prej 1954 kilometrash katrorë, një rritje prej 69 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Shpyllëzimi në Amazonën braziliane u rrit në nivele rekord në prill, pasi sipërfaqja e tokës së shpyllëzuar pothuajse u dyfishua në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, treguan të dhënat paraprake të qeverisë, transmeton Fol Drejt.
Në 29 ditët e para të prillit, shpyllëzimi në rajon arriti në 1012.5 kilometra katrorë, sipas të dhënave të agjencisë kombëtare të kërkimit hapësinor Inpe, raportojnë agjencitë./FolDrejt/