Prej në fillim të dhjetorit serbët dalin në protesta për më shumë demokraci. Të dielën bile ndodhi diçka e pazakontë, ku protestuesit tentuan të futen në ndërtesën presidenciale ku Aleksandër Vuciq mbante një konferencë për shtyp. Disa bastisën zyrat e televizionit publik RTS dhe mbajtën fjalime direkte.
Sipas prestigjiozes austriake “Der Standard”, protestat serbe “një në pesë milionë” është tepër e ndryshme pasi mbështetet që nga të majtët deri te të djathtët, por poashtu edhe nga profesorët universitarë. “Të gjithë akuzojnë Vuciqin për qeverisje autokratike dhe se kontrollon totalisht mediat,” përcjell foldrejt.com.
Prej në kohën kur Vuciq ka marrë pushtetin, ka ardhur deri te konsolidimi i një demokracie iliberale. Qeveria ka kryer vetëm reforma, që kushtonin pak dhe për të ruajtur pasqyrën e euro-integrimeve. “Por në të njëjtën kohë është rritur informaliteti, korrupcioni dhe nepotizmi,” thekson profesori i Universitetit të Gracit, Marko Kmezic. Sipas tij, reformat në fushën e demokracisë dhe shtetit ligjor mungojnë tërësisht në Serbi./Foldrejt.com