Disa fëmijëve në qytetin verior gjerman të Hanoverit u është dhanë sasi e gabuar e vaksinës kundër COVID-19, theksuan sot zyrtarët shëndetësorë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Të paktën 21 fëmijëve të hënën iu dha gabimisht dozë e të rriturve e vaksinës kundër COVID-19 në një qendër vaksinimi në kopshtin zoologjik të Hanoverit, tha në një deklaratë departamenti i shëndetësisë i qytetit.
Marlene Graf, një specialiste mjekësore nga departamenti, tha se doza më e lartë nuk do të ketë ndonjë ndikim negativ në shëndetin e fëmijëve, por mund të çojë në efekte anësore, të tilla si dhimbje në krah ose temperaturë.
Prindërit e fëmijëve të prekur janë informuar me e-mail dhe telefonata.
Steffen Krach, kryetar i rajonit, kërkoi falje për gabimin dhe tha se do të marrin të gjitha masat për të siguruar që gabimi të mos përsëritet.