Vetëm sot nga policia e Kosovës janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, njofton FolDrejt.
Dy raste janë në Prishtinë, një në Drenas, një në Pejë, Podujevë e Prizren.
Këto janë gjashtë raportet e plota të policisë lidhur me këto raste:
“Podujevë 17.03.2022 – 10:50. Është arrestuar e dyshuara, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.
“Gllogoc 17.03.2022 – 20:00. Viktima femër kosovare ka informuar se përmes SMS është kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet jashtë shtetit, përderisa rasti është duke u hetuar”.
“Prishtinë 17.03.2022 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe të bijës së tij viktimave femra kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
“Prishtinë 17.03.2022 – 21:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
“Prizren 17.03.2022 – 20:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nga i dyshuari janë konfiskuar një pushkë M-48 dhe një pistoletë dhe 150 fishek, të gjitha me leje përkatëse. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
“Pejë 15.03.2022 – 10:30. Viktima femër kosovare ka informuar se babai dhe vëllai të dyshuarit meshkuj kosovarë, kanë ushtruar dhunë psikike dhe fizike. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”.