Në një konferencë për shtyp Kisha Katolike në Gjermani ka bërë me dije një bilanc shokues, ku gjatë vitit të kaluar, 216 mijë gjermanë janë çlajmëruar nga kisha. Kjo është për 48.500 më shumë sesa vitin e kaluar. Numri total i katolikëve në Gjermani gjatë vitit të kaluar është ulur për 300 mijë (si pasojë edhe e vdekjeve), duke u llogaritur 23 milionë, informon Die Welt, përcjell foldrejt.com.
Kur bëhet fjalë për protestantët, çlajmërimet arrijnë shifrën e 220 mijë ose 23 mijë më shumë sesa vitin e kaluar. Tashmë numri i protestantëve është më i vogël se i katolikëve – 21 milion.
Përkundër gjithë kësaj, ajo që bie në sy është se të ardhurat e kishës janë rritur në 2018 në 5.79 miliardë euro.
Prifti protestant Heinrich Bedford-Strohm rreth këtyre zhvillimeve tha se çlajmërimet nga kisha janë “të dhimbshme”, por secili është i lirë të veprojë siç e sheh më mirë për veten.
Poashtu edhe prifti katolik, Hans Langendörfer, e sheh zhvillimin si shqetësues.
Sipas një studimi të universitetit të Freiburgut, deri në 2060 numri i të krishterëve në Gjermani do përgjysmohet. Sipas kriminologut Christian Pfeiffer, vetë besimtar evangjelist, tha se edhe në Gjermani duhet të vendoset sistemi amerikan – ku banorët nuk paguajnë taksa ndaj kishës.
Mbase lirimi nga taksat dhe lufta kundër priftërve pedofilë do rriste interesimin për kishat./Foldrejt.com