Dhuna në familje është dukuri gjithnjë në rritje në Kosovë, madje duke i llogaritur vetëm rastet e raportuara në polici, të cilat janë shumë më pak se rastet që nuk raportohen.
Raste të dhunës në familje janë raportuar në masë të madhe edhe në raportin e fundit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Raste të tilla janë raportuar në Prishtinë, Podujevë, Viti, Shtime, Prizren, Pejë e Malishevë, e në shumicën e rasteve viktima janë femrat.
Këto janë rastet e plota të raportuara nga policia:
Prishtinë 21.02.2023, 16:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj, pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht. Palët janë shoqëruar në stacion dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Podujevë 21.02.2023-19:50. Pas një mosmarrëveshje në familje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar të mitur. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Viti 21.02.2023 – 12:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Shtime 21.02.2023-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prizren 21.02.2023 – 02:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se përderisa ishte duke biseduar me të dyshuarin, vëllain e saj, ai e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Pejë 21.02.2023 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Malishevë 20.02.2023 – 22:50. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjtit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /FolDrejt/