Shqipëria ka shënuar sërish një ulje të numrit të infektimeve ditore me covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorit tonë janë infektuar 169 qytetare. Ndërkohë kanë humbur jetën 4 pacientë për shkak koronavirusit, ndërsa 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,013 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 1 pacientë janë të intubuar.