Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 19 viktima nga koronavirusi dhe 986 raste të reja nga 3957 testime, ndërsa 962 qytetarë janë shëruar. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 41 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.