Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë arrestuan në flagrancë shtetasin N. C., 39 vjeç, banues në Gjirokastër.
Ditën e djeshme, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në një lokal në Këlcyrë, shtetasi N. C. ka goditur me sende të forta shtetasin Gj. D., 47 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, shkruan TiranaNews, transmeton Fol Drejt.