Të gjitha çiftet që i kanë dhënë fund martesës me mirëkuptim mund të divorcohen te noteri.
Zgjidhjet e martesës në dyert e gjykatës, janë bërë prej kohesh një barrë e madhe për bashkëshortët, ndërsa volumi i dosjeve civile të pashqyrtuara, është rritur në gjykata.
Praktika e divorceve me pëlqim paraprak me zgjidhje në zyrat noteriake, është propozuar prej vitesh, por aktorët e drejtësisë kanë rikthyer diskutimin, që të jetë noteri kryefjala e zgjidhjes së martesës kur mes bashkëshortëve, ka nja aktmarrëveshje me mirëkuptim. Dokumenti më pas dorëzohet në gjykate dhe ajo e miraton.
Në projektmarrëveshjen e noterizuar, ish-partnerët detajojnë përgjegjësinë prindërore, takimet me fëmijët sipas një kalendari javor dhe vjetor, por edhe detyrime të tjera që i marrin përsipër me vullnet të lirë./Euronews.al/