Largimi i tyre drejt SHBA-së gjatë ditës së sotme është konfirmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërkohë në ceremoninë e largimit të tyre kanë marrë pjesë zyrtarë shqiptarë dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri.
Nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë përcjellë 212 shtetas afganë të cilët u strehuan gjatë muajve të fundit në Shqipëri, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Largimi i tyre drejt SHBA-së është konfirmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërkohë në ceremoninë e largimit të tyre në orët e mëngjesit të sotëm, kanë marrë pjesë zyrtarë shqiptarë dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri.
Gjatë fjalës së saj në këtë ceremoni, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka theksuar se “operacioni i mikpritjes së 2.400 qytetarëve afganë e ka forcuar edhe më shumë aleancën dhe miqësinë e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara”./FolDrejt/