Gjashtë futbolliste të Bilishtit kanë humbur ndjenjat në fushë në ndeshjen kundër Partizanit. Ndeshja u ndërpre ende pa përfunduar pjesa e parë.
Raportohet se futbollisteve të skuadrës së Bilishtit u ka rënë të fikët, ndërsa dy prej tyre kanë përfunduar në spital.
Delegati i ndeshjes, Endi Hyka, menjëherë ka urdhëruar ndërprerjen e lojës dhe ka njoftuar për ardhjen e ambulancave të tjera, për të qenë në gatishmëri në këtë situatë të pazakontë.
Dyshohet se lojtaret e Bilishtit janë helmuar prej ushqimit, por kjo mbetet për t’u konfirmuar pas kontrollit të hollësishëm mjekësor.
Në momentin e ndërprerjes, Partizani po fitonte me shifrat 5:0.