Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot kryesisht me diell.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -8°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 02°C në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 04°C në 13°C.
Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3 ballë./t.ch