Vila në Gjirin e Lalzit e ish-kryeministrit Sali Berisha është sekuestruar pas vendimit të GJKKO-së.
Ish-kryeministrit, Sali Berisha i është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe i është bllokuar pasaporta, pas akuzave për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Sali Berisha dyshohet për korrupsion pasiv të funksionarëve në bashkëpunim. Veç tij, Gjykata e Posaçme vendosi detyrim paraqitje edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi, ndërsa ra në pranga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Vendimet u dhanë dy ditë më parë, ndërsa Berisha e konsideron një komplot të SPAK-ut në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama. /TCH