Kryeministri i vendit, Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja Manastirliu ndodheshin sot në Berat, për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit e të moshuarve në Berat.
Ministrja Manastirliu u shpreh se sot do të nis vaksinimi i gazetarëve dhe operatorëve të terrenit, për të pasuar ditën e nesërme me vaksinimin e efektivëve të policisë.
Manastirliu tha se procesi i vaksinimit ka filluar prej disa ditësh në Berat, ndërkohë që bëri me dije se sot në të gjithë vendin do të mbërrijmë në shifrën e mbi 100 mijë vaksinimeve vetëm tek grupmosha e +70 vjeçarëve.
Duke folur për sigurinë e vaksinave, kryeministri Rama tha se vaksina e kompanisë Sinovac është e sigurtë dhe preferohet nga shumë vende.