Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj i ka telefonuar homologut të tij nga Shqipëria Niko Peleshit, të cilit i ka shprehur gatishmëri për ofrim të ndihmës nga ana e Kosovës, shkruan Fol Drejt.
“Pas tërmetit të sotëm në Republikën e Shqipërisë, kam kontaktuar menjëherë Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.
Nga autoriteti im zyrtar dhe përgjegjësia vëllazërore, i shpreha gatishmërinë e plotë dhe të menjëhershme për mbështetje në reagim me të gjitha kapacitetet tona specialistike operacionale të FSK-së” – ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.
Ky është statusi i tij i plotë:
“Pas tërmetit të sotëm në Republikën e Shqipërisë, kam kontaktuar menjëherë Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.
Nga autoriteti im zyrtar dhe përgjegjësia vëllazërore, i shpreha gatishmërinë e plotë dhe të menjëhershme për mbështetje në reagim me të gjitha kapacitetet tona specialistike operacionale të FSK-së.
Përveç mirënjohjes vëllazërore, Ministri Peleshi më gëzoi me informacionin se aktualisht gjendja është nën menaxhim dhe kontroll të strukturave të Mbrojtjes Civile të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Klosit.
Së bashku me Ministrin Peleshi do të jemi në komunikim intenziv, si gjithmonë, për monitorim të situatës në vazhdim.
Në të mirë e në vështirësi jemi bashkë si gjithmonë!”