500 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19 në Shqipëri. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në Facebook mbrëmjen e sotme shkruan se objektivi për të kapur këtë shifër u arrit 29 ditë përpara afatit dhe se tani synimi i radhës është 1 milion vaksinime.