Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, e ka dënuar sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës.
Përmes një shkrimi në rrjetin social, Tëitter kjo ministri tha se këto sulme rrezikojnë që të krijojnë tensione, përcjell Klankosova.tv.
“Shqipëria dënon sulmet ndaj policisë në veri të Kosovës. Këto sulme kriminale rrezikojnë të krijojnë tensione në Kosovë dhe gjithë rajonin në një moment shumë delikat për sigurinë e rajonit dhe Evropës në tërësi”, thuhet në postim.
Tutje, kjo ministri bëri thirrje që këto sulme të hetohen urgjentisht dhe autorët të vihen para drejtësisë.