Në kohën kur lufta për pushtet në Venecuelë po vijon akoma, shtetet vijojnë të pozicionohen për opozitën e udhëhequr nga Guaido dhe kryetarin defakto të shtetit Nicolas Maduro, shkruan foldrejt.com. Ushtria e shtetit, edhepse ka kërkuar dialog mes opozitës dhe pozitësh, në fakt qëndron pas qeverisë Maduro.
“Një luftë qytetare në Venecuelë nuk do zgjidhte problemin e inflacionit dhe krizës ekonomike që po kalon shteti, pavarësisht pasurive të mëdha të naftës,” theksojnë mediat e huaja.
Gjithçka eskaloi në Venecuelë, pasi Brazili njohu përherë të parë për kryetar shteti shefin opozitar Guaido, ndërsa më pas shembullin e tij e ndoqi edhe SHBA-ja e presidentit Donald Trump.
Në vijim keni listën e plotë kush njeh si kryetar shteti Guido:
SHBA, Brazili, Paraguai, Kolumbia, Kile, Peruja, Argjentina, Guatemala, Kosta Rica, Panama, Hondurasi, Ekuadori, Kanada, Gjeorgjia, Britania e Madhe, Shqipëria dhe Kosova.
Kurse pas Maduros qëndron Kina, Turqia, Rusia, Irani, Bolivia, Kuba dhe Siria.
Meksika dhe Uruguai kanë kërkuar zgjidhje të shpejtë. BE edhepse jo zyrtarisht, përmes Francës dhe Gjermanisë kanë kërkuar zgjidhje të menjëhershme të ngërçit politik duke i dhënë afat Maduros për zgjedhje të parakohshme, gjë që ky i fundit e ka refuzuar ultimatumin./Foldrejt.com