Shqipëria ka lindjet më të pakta në rajon pas Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke e lënë pas edhe Serbinë me plakjen më të shpejtë në rajon, ngjashëm si fenomenin që e ka kapluar Bashkimin Europian në vitet e fundit, shkruan Eurostat, përcjell foldrejt.com. Nga periudha e analizës së kryer 2013-2017, të gjitha shtetet kanë përmirësuar shkallën e fertilitetit, përveç Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore. Në Shqipëri, gjatë 2017 shkalla e fertilitetit për grua ishte 1.48, kurse në 2013 ishte 1.73 për grua. Nëse e krahasojmë me Serbinë, kjo e fundit në 2013 e kishte më të ultën në rajon 1.43, kurse në 2017 e rriti në 1.49. Në rajonin e Ballkanit, shkallën më të lartë të lindjeve e ka Turqia (2.07), kurse më të ultën Maqedonia e Veriut 1.43. Shkalla më e ulët e fertilitetit duhet të jetë 2.1 lindje për grua, që të mbahet konstant numri i popullsisë.
Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë fertilitet më të ulët edhe se Bashkimi Europian që e ka 1.59 lindje për grua (shkalla e fertilitetit).
Dibrankat dhe kuksianet me lindjet më të mëdha në Shqipëri
Në kohën kur Vlora (1.2) , Korça (1.3) dhe Gjirokastra(1.3) kanë lindjen më të pakta në Shqipëri, lindje më të larta ka në Tiranë (1.4) dhe Shkodër (1.4), Fier (1.5) duke vijuar me Durrësin, Beratin dhe Elbasanin, të treja qytetet me shkallë fertiliteti 1.8, informon foldrejt.com. Por shkallën më të lartë të lindjeve e ka rajoni i Dibrës dhe Kukësit me 2.2 dhe 2.3 lindje për grua respektivisht.
Fatkeqësia në këtë mes është se në kohën kur Serbia, Turqia, Hungaria japin pensione dhe ndihma deri në dhjetëra-mijëra euro për stimulimin e lindjes, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria aspak nuk marrin masa konkrete për parandalimin e uljes drastike të lindjeve. Do ishte mirë të veprohet shpejt, derisa nuk është tepër vonë!/Foldrejt.com