Tirana zyrtare sot pritet ti dorëzojë Shkupit zyrtar materialet e regjistruara nga kamera të sigurisë lidhur me arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
Prokurori Publik Lubomir Joveski tha se deri më tani kanë arritur të mbledhin disa të dhëna, por ende po i presin incizimet nga kamerat e sigurisë të pikë-kalimeve kufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Deri më tani për arratinë e Gruevskit janë dëgjuar rreth 20 dëshmitarë, ndërsa pritet që në pyetje të merren dhe 4 të tjerë.