Shqipëria dhe Franca nënshkruan sot katër marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme, njoftojnë mediat nga Tirana, transmeton Fol Drejt.
Të pranishëm në ceremoni ishin edhe Presidenti Emanuel Macron dhe Kryeministrit Edi Rama. Këto marrëveshje vijnë pas pas nënshkrimit të Deklaratës së Partneritetit Strategjik midis dy vendeve, e nënshkruar pesë vite më përpara.
Marrëveshja e parë është udhërrëfyes për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Francës, nënshkruar për palën shqiptare nga zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.
Marrëveshja e dytë u nënshkrua për palën shqiptare nga drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, Ilir Beqaj.
Po ashtu u nënshkrua edhe një marrëveshje në fushën e kulturës dhe një deklaratë qëllimi, të cilat u nënshkruan nga ministrat relevantë të dikastereve. /FolDrejt/