Shtatë shtete do marrin pjesë në stërvitjen ushtarake të Forcave Detare Turke në Lindje të Mesdheut, ku Turqia kërcënohet nga shtete të ndryshme për eksplorimin e naftës dhe gazit, shkruan foldrejt.com. Edhe stërvitja do quhet “Mburoja Mesdhetare”, kurse shtetet pjesëmarrëse janë Pakistani, Algjeria, Gjeorgjia, Shqipëria, Azerbejxhani, Libia, Libani dhe Tunizia, shkruajnë mediat turke, përcjell foldrejt.com. Ndër pjesëmarrësit kryesorë është Pakistani, e cila kontribuon me anijen e madhe PNS Alamgir (F260).
Turqia kërkon të shtojë prezencën e saj në Detin Mesdhe, Egje dhe Detin e Zi, megjithatë kontesti më i madh ndodhet në Mesdhe, pasi Qiproja veriore njihet si shtet vetëm nga Turqia.
Një ndër konfliktet më të rrezikshme botërore pritet të jetë mbi kontrollin e Medheut Lindor, të kontestuar mes Turqisë në njërën anë dhe Egjiptit, Greqisë dhe Izraelit në anën tjetër. Aty mendohet se ndodhen një të tretat e reservave botërore të naftës./Foldrejt.com