Një tërmet me magnitudë prej prej 4.1 shkallë e ka goditur Shqipërinë.
Siç raporton Qendra Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve, epiqendra e tërmetit ishte 28 kilometra në veriperëndim të Elbasanit.
Dridhjet e tokës u regjistruan rreth orës 17:43 minuta sipas kohës lokale, ndërkaq thellësia e goditjes ishte 10 kilometra.
Deri më tani nuk raportohet për ndonjë të lënduar./FolDrejt/