Vala e refugjatëve po prek politikën e gjithë shteteve europiane, por normalisht edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore që janë shtete fqinje të Greqisë, informon foldrejt.com.
Autoritetet shqiptare kanë nisur përgatitjet për ngritjen e gjashtë qendrave pritëse për emigrantët nga Siria në rast se Shqipëria do të përballet nga një situatë fluksi.
Kapaciteti pritës i vendit përllogaritet në 30 mijë persona, ndërsa akomodimi i tyre do të bëhet në vendstrehime pranë pikave kufitare në Korçë, Sarandë dhe Gjirokastër.