Pavarësisht interesit të vakët të tifozëve në mbështetje të Kombëtares së Shqipërisë, kjo e fundit ka arritur të triumfojë kundrejt Islandës heroike – duke ju hakmmarë për tre humbjet e mëpërparshme.
Shqipëria arriti të kthejë buzëqeshjen falë golave të Dermakut, Hysajt, Cikaleshit, Roshit . Tashmë Shqipëria ka nëntë pikë, ndodhet e katërta pas Francës dhe Turqisë (të dyja me 15 pikë) dhe Islandës me 12 pikë. Por shpresat janë ringjallur.
Në anën tjetër, Kosova u tregua e pafat dhe disi e papërvojë në ruajtjen e rezultatit. Pavarësisht se ishte në avantazh nga minuta e parë falë golit të Murriqit, kosovarët arritën të mposhten me rezultatin 5 me 3 – falë golave të Sterling, Kane, Sancho dhe autogolit të Vojvodës.
Tashmë Kosova është në vendin e tretë me 8 pikë pas Anglisë (12 pikë) dhe Çekisë (9pikë). Vendimtar për kualifikimin e Kosovës në Euro 2020, do jetë përballje kundër Çekisë në tetor./Foldrejt.com